“Vlerat e trashëgimisë otomane në Shqipëri të përfshira në programet kulturore të kompanive të profilizuara në aktivitet incoming mbeten një potencial i pashfrytëzuar për turizmin hyrës nga Turqia”. Kështu u shpreh drejtoresha ekzekutive e Shoqatës Shqiptare të Turizmit ( ATA) Matilda Naço, në takimin e organizuar pranë zyrës së Tregtisë së Jashtme turke me shoqatat e biznesit dhe Dhomat e Tregtisë e Industrisë . Për ambasadorin turk zotin Hidayet Bayraktar diferenca mes aktivitetit dalës drejt Turqiseë dhe atij hyrës është veç të tjerash edhe rezultat i marketingut të munguar në këto tregje, duke theksuar nevojën për të bërë më shumë në këtë drejtim. “Në mbështetje të përpjekjeve të bizneseve të turizmit shqiptar të përfaqësuar denjësisht nga ATA dhe për të intensifikuar marketingun e destinacionit do të merren masa për promovimin e Shqipërisë përmes publikimit të një numri të dedikuar të revistës SKYLINE të Turkish Airëays”, tha zoti Bayraktar.
Nga ana tjetër Ambasadori informoi të pranishmit edhe për krijimin e Dhomës Turke të Tregtisë. Ky takim trajtoi gjithashtu marrëdhëniet e biznesit mes dy vendeve dhe mundësitë për t’i intensifikuar në të dy kahet. Interes i veçante iu kushtua turizmit, si dege kryesore e zhvillimit në Shqipëri.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.