Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, vlerësoi se panairi i Londrës, që do të mbahet në fillim të muajit nëntor duhet të shfrytëzohet jo vetëm për të promovuar Shqipërinë, për të vendosur kontakte të reja apo thelluar bashkëpunimin me operatorët turistikë të vendeve të tjera, me synim rritjen e numrit të turistëve në Shqipëri.
Gjatë takimit me operatorët turistikë, që do të marrin pjesë në panairin e turizmit në Londër, ministrja Gjermeni: “diskutuam dhe ndamë mendime për të bërë më të mirën, që të gjithë bashkë ta përfaqësojmë Shqipërinë denjësisht në një event shumë të rëndësishëm për turizmin botëror. Panairi i Londrës është një rast ideal jo vetëm për të promovuar Shqipërinë, por edhe për të vendosur kontakte të reja apo thelluar bashkëpunimin me operatorët turistikë të vendeve të tjera, me synim rritjen e numrit të turistëve në Shqipëri”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.