Ekspertët në fushën e turizmit parashikojnë se copëzimi i tokave në bazë të Ligjit Për kthimin e kompensimin e pronave do të sjellë vështirësi në zhvillimin e turizmit. Ndarja e tokave të lira në bregdet ka futur në telash jo vetëm pronarët e ligjshëm, por dhe politikanët, të cilët nuk i kanë kursyer akuzat për njëri-tjetrin. Republikanët kanë akuzuar qeveritarët për abuzime me tokat në bregdet, e për pasojë frenimin e turizmit në vend. Miratimi i fshatrave turistikë ka bërë që shumë prej pronarëve të ligjshëm të kërkojnë kompensimin e tokës diku tjetër. Ndërsa për tokat e lira përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit shprehen se vërtet tokat do t u kthehen pronarëve, por do të ndërtohet sipas planeve urbanistike të miratuara në bazë të politikave të zhvillimit të turizmit në vend. Një strategji, në pamje të parë e lehtë për t u zbatuar, por duket tepër e vështirë që pronarët e tokave të bien të gjithë në një mendje për hir të masterplaneve të shumta që hartohen nga Ministria e Turizimit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.