Të kalosh festat e fundvitit në Dardhë apo Voskopojë, veçanërisht Krishtlindjen kushton më pak se në Mavrovë apo në Kolashin, por ajo që i mban larg shqiptarët nga frekuentimi masiv i tyre janë disa kufizimeve si, infrastruktura rrugore, energjia elektrike apo dhe shërbimi i urgjencës.
Ndërkohë qarku i Korçës, është shndërruar në destinacionin kryesor të vizitorëve këtë periudhë të vitit. Të shumtë janë pushuesit që kanë prenotuar nëpër bujtinat apo hotelet e rajonit juglindor, për të kaluar aty krishtlindjen apo ndërrimin e viteve. Kushtet klimetarike dhe shërbimi i ofruar nga bujtinat dhe hotelet, besnike të traditave, kanë tërhequr çdo vit e më shumë vizitorë.
Sipas pronareve te bujtinave këtë periudhë të vitit, prenotimet thuajse kanë përfunduar. Duke parë interesin në rritje të vizitorëve, por edhe perspektiven e zhvillimit turistik, vendorët do investojnë në rritjen e kapaciteteve akomoduese, si edhe për përmirësimin e infrastrukturës. Më të preferuara për vizitorët mbeten bujtinat, në Korçë dhe në fshatrat e Voskopojës, Dardhës apo Pustecit.
Agjencitë turistike ofrojnë akomodim disa ditor në Dardhë për paketa që fillojnë nga 70-80 euro për person. Mund të zgjidhni si destinacion edhe Razmën, ku mund të gjeni oferta që nisin nga 35 euro për person.
Kuzhina tradicionale e me ushqime bio është gjithashtu një tjetër arsye që i nxit turistët të zgjedhin për të udhëtuar drejt këtyre destinacioneve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.