Turizmi i shëndetit, 1 milion turistë preferojnë Turqinë

21/03/2019 10:38 AM 0 komente

Deri në fund të 2018-s numri i turistëve që kanë preferuar Turqinë për turizmin e shëndetit ka arritur në 1 milion, tha në Ankara kryetari i Shoqatës së Turizmit Termal dhe të Shëndetit (TESTUD), Yavuz Yilik.

Kryetari i Shoqatës së Turizmit Termal dhe të Shëndetit (TESTUD), Yavuz Yilik në deklaratën që bëri në Ankara tha se 22 Marsi festohet në vend si Dita Botërore e Ujit, një aktivitet i rëndësishëm në emër të sensibilizimit.

E rrethuar nga të tre anët me det dhe me ujërat cilësore kuruese, Turqia ka një potencial të rëndësishëm. Ajo është një qendër e rëndësishme turistike,- u shpreh Yilik dhe shtoi: “Turizmi termal është njëri nga kontribuuesit kryesorë në ekonominë turke, por këtu bëjnë pjesë edhe detet, lumenjtë dhe liqenet”.

Yilik theksoi se Turqia është një nga shtatë vendet me burimet më të shëndetshme termale, me rreth 1.500 burime natyrore të përshtatshme për llixhë.

Ujërat termale në Turqi kanë cilësi superiore krahasuar me ato në Evropë, qoftë për nga cilësia, densiteti dhe temperatura e ujit, por edhe për nga veçoritë e ndryshme fizike dhe kimike që kanë, u shpreh Yilik dhe shtoi: “Nuk mund të anashkalohet kontributi që jep turizmi termal në ekonominë e vendit. Supozohet që numri i turistëve që kanë preferuar Turqinë në turizmin e shëndetit deri në fund të 2018-ës të ketë arritur në 1 milion”.

*TRT Turkey

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of