Turizmi në 2017-ën, rritje 3-4%, pavarësisht sfidave

23/01/2017 11:01 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
increase-online-visibility-for-business-growth

Industria botërore e turizmit do të vazhdojë të ketë ecuri pozitive edhe gjatë vitit 2017. Të dhënat e fundit nga paneli i ekspertëve të Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) tregojnë se rreth 63% e 300 të anketuarve presin rezultate më të mira gjatë këtij viti. Shifra e rritjes do të luhatet në nivele të ngjashme me ato të 2016-s.

Sipas këtij vlerësimi, industria e turizmit në botë do të rritet me 3-4%. Në Europë, kjo shifër do të luhatet në 2-3%, në Azi dhe Paqësor nga 5-6%, Amerikë, 4-5%, Lindje e Mesme 2-5%.

Numri i turistëve arriti në rreth 1.2 miliardë, ose rreth 4% më shumë krahasuar me vitin 2015. Net-qëndrimet në po të njëjtën periudhë u rritën me 46 milionë.

2016 është viti i shtatë që industria shënon rritje të qëndrueshme që nga kriza financiare. Një trend i tillë nuk është vërejtur që nga viti 1960. Si rezultat i kësaj, që nga viti 2008, numri i turistëve është rritur me 300 milionë. Po këtë ecuri kanë ndjekur edhe të ardhurat, por të dhënat e plota për 2016-n do të mund të raportohen vetëm në muajin maj.

“Turizmi ka treguar forcë të jashtëzakonshme dhe elasticitet në vitet e fundit, përkundër shumë sfidave, veçanërisht ato që lidhen me sigurinë. Megjithatë, numri i udhëtimeve ndërkombëtare vazhdon të rritet dhe të kontribuojë në krijimin e vendeve të punës dhe mirëqenien e komuniteteve në mbarë botën”, tha Sekretari i Përgjithshëm i UNWTO Taleb Rifai. Duke kujtuar se 2017-a është caktuar si viti i turizmit të qëndrueshëm, z. Rifai tha se duhet të punohet ngushtësisht për të rritur kontributin e turizmit në rritjen ekonomike, atë sociale, ruajtjen e kulturës dhe të mjedisit”.

Gjatë 2016-s, ecuria e turizmit në destinacionet e Europës ishte e ndryshme, duke qenë se një pjesë u kërcënuan nga siguria. Në total, numri i turistëve ndërkombëtarë arriti në 620 milionë, ose 12 milionë (2%) më shumë se në vitin 2015. Në Europën Veriore, rritja u regjistrua 6% dhe në atë Qendrore në 4%. Për Europën Perëndimore, rezultati ishte i pandryshueshëm në krahasim me 2015-n, ndërsa në Mesdhe turizmi u rrit me vetëm 1%.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz