Përvec numrit të madh në jetë njerëzish, sulmet terroriste në Paris kanë shkaktuar edhe pasoja ekonomike. Në fakt ekspertët referojnë se nga sektorët e ekonomisë më të prekurit janë turizmi dhe tregtia.
Franca është destinacioni më i preferuar turistik në botë me më shumë se 80 milionë vizitorë në vit dje pjesa e turizmit në PBB-në nacionale zë rreth shtatë për qind. Ndaj frika se turistët në të ardhmen mund të ‘anashkalojnë’ Parisin çoi në një rënie të dukshme të aksioneve të kompanisë ajrore “Air France” dhe hoteleve të mëdha zinxhiror, të tilla si ‘ACCOR’.
Për Francën sulme të tilla llogaritebn në humbje prej disa qindra milionë eurosh dhe nga to janë prekur drejtpërdrejt restorantet, sallat e koncerteve dhe institucione të ngjashme.
Sipas studimit të Bruno Frey, ekonomist zviceran, i cili ka hetuar ndikimin e sulmeve mbi investimet e huaja në Spanjë dhe Greqi nga 1975 deri më 1991, kur të dy vendet patën sulme të shumta politike terroriste, investimet e huaja direkte në Spanjë ranë me 14%, ndërsa në Greqi 12% respektivisht pas sulmeve.Sulmet terroriste në rritje kanë shkaktuar rënien të vëllimit tregtar mes dy vendeve.