Kompania turke ajrore Turkish Airlines ka njoftuar zyrtarisht se të gjitha rezervimet e fluturimeve për periudhën deri në datë 5 korrik 2016 mund të rirezervohen deri në datë 31 korrik 2016. Bëhet fjalë për të gjitha fluturimet me destinacion aeroportin e Ataturk në Stamboll dhe Sabiha Gökçen Airport.
Kompania njofton se të gjitha rizervimet mund të bëhen : pa asnjë kosto shtesë, për biletat e përdorura në mënyrë të pjesshme ( tranzit) për fluturime që nuk janë realizuar; për zgjatje të vlefshmërisë pa asnjë penalitet.
Turkish Airlines ka njoftuar se pasagjerët duhet të jenë në kontakt të vazhdueshëm për të marrë informacione në lidhje me fluturimet në faqen e tyre zyrtare.
Sipas të dhenave zyrtare, numri i turistëve të huaj në muajin maj u ul me rreth 35% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ose në rreth 2.5 milionë persona. Kjo është rënia më e fortë që nga viti 1990. Mbërritjet e turistëve rusë u reduktuan me rreth 92%.