Turkish Stream mbërrin në brigjet turke në maj

09/01/2018 9:09 AM 0 komente

Tubacioni i Turkish Stream (Rrjedha Turke) do të mbërrijë në brigjet e Turqisë në muajin maj të këtij viti.

Zëdhënësja e projektit të Rrjedhës Turke, Asli Esen në prononcimin e saj të bërë për Agjencinë e Lajmeve Anadolli (AA) rikujtoi se kapaciteti i përgjithshëm i dy linjave të projektit është 31,5 miliardë metra kub të gazit natyror, ndërsa shtoi se 15,75 miliardë metra kub të gazit do të jenë në dispozicion të drejtpërdrejtë për konsum në Turqi, ndërsa pjesa e mbetur do të transportohet për në Evropë.

Esen konfirmoi se aktualisht ka përfunduar ndërtimi i 700 kilometrave nga gjithsej 1,860 kilometra nga dy linjat e pjesës nën det të këtij projekti.

“Kapaciteti total i projektit do të përmbushë kërkesat vjetore të energjisë të 15 milionë familjeve. Parashikojmë që linja e parë e këtij projekti që përbëhet prej dy linjave të tubacionit të arrijë në brigjet e Turqisë në muajin maj. Ndërkaq synojmë që gazin e parë në Turqi ta dërgojmë në fund të vitit 2019”- tha Esen.

Zëdhënësja nënvizoi se projekti në fjalë do të kontribuoj në sigurinë e energjisë për Turqinë dhe Evropën, ndërsa vijoi duke thënë se “Krahas Evropës juglindore nga ky projekt do të përfitoj edhe rajoni në zhvillim i Ballkanit. Kërkesa për gaz në vendet si Hungaria, Greqia, Bullgaria dhe Serbia gjatë kësaj periudhe ka shënuar rritje serioze dhe kjo vë në pah se sa i rëndësishëm është ky projekt”.

Esen tha se vazhdojnë bisedimet me Bullgarinë dhe Greqinë për pjesën që do të kalojë për në Evropë./ TRT TURKEY

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz