Numri i vizitorëve të huaj në Stamboll u rrit me 10.8 për qind në tetë muajt e këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit tha se këtë vit, duke iu referuar të dhënave, e vizituan qytetin 6.95 milionë turistë.
Gjatë muajit gusht pati një rritje me 37,3 për qind, në 1,24 milionë turistë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Numri më i madh i turistëve në Stamboll erdhën nga Gjermania (656,428 persona), ndjekur nga Irani (526,084 persona) dhe Arabia Saudite (413,273).
Numri i vizitorëve nga vendet arabe u rrit me 36.7 për qind në 1,78 milionë persona gjatë janar – gushtit 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Pjesa më e madhe e turistëve në Stamboll erdhën nëpërmjet aeroporteve të Atatürk dhe Sabiha Gökçen, respektivisht 5.45 milionë dhe 1.47 milionë.
Numri total i turistëve ishte 9.2 milionë në vitin 2016, 12.4 milionë në vitin 2015, 11.8 milionë në 2014 dhe 10.4 milionë në 2013-n.
Burimi: Daily Sabah