Tregu turk i sigurimeve u rrit me 41% të volumit të primeve të shkruara në (të
vlerësuara në USD) në periudhën 2010-2015. Sipas xprimm.com aktualisht industria e sigurimeve
ka të punësuar më shumë se 75,000 punonjës.
Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së Sigurimeve të Turqisë, Mehmet Akif Eroglu deklaroi se ritmi i lartë i zhvillimit, potenciali i tregut si edhe perspektivat e zhvillimit të vendit në të ardhmen kanë tërhequr mjaft investitorë të huaj në sektorin e sigurimeve, kështu që aktualisht 72% e kapitalit të tregut zotërohet nga kompanitë ndërkombëtare.
Sipas autoriteteve turke të sigurimit, sektori turk i sigurimeve, rregullohet dhe mbikëqyret më së miri dhe rregullat që zbatohen në tregun turk të sigurimeve janë në përputhje me normat e BE-së. Autoriteti mbikëqyrës dhe shoqata kanë punuar për zbatimin e regjimit të Solvency II.
Sipas zyrtarëve turq, në vitin 2015 rreth 24% e totalit të primeve të shkruara nga
kompanitë turke vijnë nga sigurimi MTPL dhe një nga çdo tre polica të shitura në Turqi është një policë MTPL.
Më shumë se 15.9 milionë polica MTPL janë shitur në vitin 2015 në vend. Kjo tregon se sigurimi MTPL përfaqëson një burim të rëndësishëm biznesi, por gjithashtu një sfidë të rëndësishme në aspektet e fitimit.
Siguruesit shpresojnë se në një të ardhme të afërt akte të reja legjislative do të miratohen për të përfshirë edhe sistemin e kompensimit të drejtpërdrejtë.