Zhvillimi ekonomik do të vazhdojë të jetë prioritet pas referendumit të Turqisë, më 16 prill, tha ministri i Financave Naci Agbal.
Agbal tha se qeveria do të diskutojë për një mbështetje shtesë dhe stimulim të aktiviteteve ekonomike në vend.
“Ekonomia do të ketë dy shtylla kryesore: e para është reforma strukturore, e dyta është përkrahja e re dhe stimulimi në drejtim të forcimit të rimëkëmbjes ekonomike”, tha ai.
Ministri turk i Financave tha më tej se masat e reja pas 16 prillit do të ndikojnë pozitivisht në kursin e këmbimit, në normat e interesit, në rritjen ekonomike dhe në fluksin e kapitalit.
Agbal tha se qeveria do ta mbajë disiplinën fiskale edhe në muajt e ardhshëm.
Instituti i Turqisë për Statistika tha se në tremujorin e fundit, ekonomia turke u rrit me një normë prej 3.5 për qind, dhe 2.9 për qind në vitin 2016.
Miliona qytetarë turq do të votojnë të dielën në referendumin, i cili bën thirrje për ndryshime kushtetuese dhe kompetenca më të gjera ekzekutive për presidentin. /AA