Banka Qendrore e Turqisë reduktoi normën bazë të interesit të saj me 25 pikë bazë në 24 shkurt, duke vepruar përballë rënies së inflacionit dhe duke nxitur qeverinë në zgjedhjet parlamentare të qershor të bëjë thirrje për reduktime më të thella.
Banka tha se do e mbajë politikën monetare nën vëzhgim deri sat ë bëhet e qartë rënia e konsiderueshme në perspektivën e inflacionit, i cili po bie në mënyrë të qëndrueshme, por mbetet mbi nivelin e synuar të bankës.
Banka reduktoi normën e saj repo njëjavore në 7.5 për qind dhe uli normën e saj të huamarrjes brenda natës në 7.25 për qind. Ajo gjithashtu reduktoi normën e saj kreditimit brenda natës me 50 pikë bazë në 10.75 për qind dhe normën e huamarrjes brenda natëstë tregtarëve të saj primar në 10.25 për qind.
Nga 19 ekonomistët e anketuar nga Reuters, 14 prisnin një ulje në normën e repove, me tetë që parashikonin një të katërtën e një pikë përqindje, pesë 50 pikë bazë dhe një 75 pikë.