Prodhimi i drithrave të Turqisë ra në 2014, sipas shifrave zyrtare, goditur nga moti i thatë në Lindjen e Mesme në më shumë se një dekadë, duke e detyruar vendin të rrisë importet e saj të grurit.
Prodhimi i grurit ra me 13.8 për qind në 19 milion ton ndërsa prodhimi elbit ishte në 6.3 milion ton, duke rënë më shumë se 20 për qind nga 2013, tha Instituti i Statistikave (TÜİK).
Prodhimi i misrit u rrit lehtazi me 0.8 për qind në 6 milion ton.
Turqia është përballur me rritjen e çmimeve këtë vit, udhëheqësi kryesor I një inflacioni të lartë këmbëngulës, teksa thatësra që përfshiu mbarë rajonin dëmtoi të korrat në disa vende.
Zëvendëskryeministri Babacan tha se Turqia kishte pasur verën më të thatë në 154 vjet dhe si thatësira ashtu dhe acari në fillim të vitit kishin kufizuar furnizimin nxitur rritjen e çmimeve të ushqimeve.
Shifrat e fundit zyrtare për importet e grurit dhe elbit të Turqisë nuk janë ende në dispozicion, por tregtarët evropianë thonë se agjencia shtetërore për drithrat TMO ka hapur rregullisht tenderët për shkak të reduktimit të të korrave të vendit nga thatësira.
Vendi ka importuar vetëm pak mbi 4 milion ton grurë vitin e kaluar, sipas një raporti të TMO. \