Ministri i Doganave dhe Tregtisë i Turqisë, Bylent Tyfenkxhi, tha se Turqia dhe Kina ofrojnë mundësi të mëdha për njëra-tjetrën.
Në lidhje me vizitën zyrtare në Kinë, ministri tha se: “Turqia duhet të jetë më shumë e pranishme në Kinë”.
Tyfenkxhi zhvilloi takime në Kinë, ku gjendej në kuadër të Konferencës I të e-Tregtisë që tejkalon kufijtë globalë dhe nënvizoi se Kina është një nga fuqitë ekonomike më të rëndësishme si në rajon ashtu edhe në botë.
Duke tërhequr vëmendjen në zhvillimin e shpejtë të viteve të fundit në tregtinë elektronike, ministri turk bëri të ditur se Kina është duke ndërmarrë një nismë të madhe.
Ai u shpreh gjithashtu se edhe Turqia ka rritur me shpejtësi pjesën e saj në ekonominë e e-tregtisë.
“Pjesa e vendit tonë në ekonominë e e-tregtisë ka arritur në nivelin e 3,6% dhe me rregullimet që jemi duke bërë kjo përqindje vazhdon të rritet edhe më shumë”, tha ministri i Doganave dhe Tregtisë, Bylent Tyfenkxhi. / TRT TURKEY