Vlera e tregut të kompanive në bursën e Stambollit është rritur në 718 miliardë lira (afër 200 miliardë dollarë amerikanë), që paraqet vlerën më të lartë të arritur ndonjëherë në këtë bursë
Me rritjen e interesimit të investitorëve të huaj dhe stabilizimin e parametrave të brendshëm ekonomik, Bursa e Stambollit ka thyer rekordin e mëparshme të arritur në maj të vitit 2013.
Kompania me vlerën më të lartë në Bursën e Stambollit është Koc Holding me 41.1 miliardë lira (11.3 miliardë dollarë amerikanë), e ndjekur nga Banka Garanti, Akbank dhe Is Banka.
Radhitja e dhjetë kompanive më me vlerë në bursë nuk ka pësuar ndonjë ndryshim të madh që nga fillimi i këtij viti, por vlera totale e këtyre kompanive gjatë këtij viti është rritur për 47,3 miliardë lira (13 miliardë dollarë), duke arritur një vlerë totale prej 285.8 miliardë lira (79 miliardë dollarë amerikan).
Më parë, vlera rekorde e kompanive në Bursën e Stambollit ishte 657 miliardë lira (180.3 miliardë dollarë amerikanë) e cila është shënuar në 22 maj të vitit 2013. Kompania që sot ka vlerën më të lartë Koc Holding asokohe ishte e pesta për nga vlera në treg, kurse në dhjetë kompanitë më të larta nga ajo kohë kanë hyrë Enka Insaat, Tupras dhe Eregli Demir Çelik. Në listën e dhjetë kompanive më me vlerë nuk ndodhet Halkbank, Yapi Kredi dhe Anadolu Efes.
Kryetari i Shoqatës së Investitorëve (SPYD), Arif Unver, për AA ka deklaruar se stabilizimi i situatës dhe zbatimi i suksesshëm i referendumit mbi reformën kushtetuese në Turqi, kanë ndikuar pozitivisht në biznesin pozitiv të Bursës së Stambollit dhe tregjet e kapitalit në përgjithësi.
“Në të vërtetë pas referendumit ne kemi një Turqi që shkruan histori suksesi. Ekonomia e Turqisë do të përfitojnë nga reformat e pritshme strukturore dhe krijimi i mekanizmit efikas të vendimmarrjes”, tha Unver. / Anadolu Agency (AA).