Ministri turk për Çështjet e Bashkimit Europian dhe kryenegociatori Ömer Çelik deklaroi se nuk ka mundësi përparimi pa zhvillimin e një samiti mes Turqisë dhe BE-së.
Çelik nga Varshava ku ndodhet për takime zyrtare, duke folur rreth qasjeve të presidentit amerikan, Donald Trump, që vendos në pikëpyetje funksionimin aktual të NATO-s dhe deklaratat e tij mbështetëse për Brexit-in, në kundërshtim me ato të paraardhësve të tij, Çelik ka theksuar se kjo ka krijuar disa dyshime në mekanizmin kryesor të BE-së dhe madje drejtuesit e lartë të institucioneve të BE-së i kanë vërejtur si kërcënime deklaratat e Trumpit.
Pasi është shprehur se me Poloninë ka shumë hapësira për bashkëpunim kryesisht në fushat e transportit dhe të mbrojtjes, ministri Çelik tha se “Këtu Organizata terroriste FETÖ ka një strukturim serioz. Ka 3 universitete, flitet përafërsisht për 6 shkolla. Këto pas grushtit të shtetit janë tërhequr pak pas perdes duke ndjekur një strategji për sjelljen në krye të tyre të drejtuesve polakë”.
Ministri Çelik ka shtuar se bashkëbiseduesve polakë do t’iu shpjegohet qartë se kjo është një mënyrë e njohur e FETÖ-s dhe lufta kundër tyre është e rëndësishme edhe nga pikëpamja e marrëdhënieve dypalëshe edhe për stabilitetin e Polonisë mike.
Pas pyetjeje në lidhje me takimet kryeministrit Binali Yıldırım me zyrtarët e BE-së gjatë vizitave në Maltë dhe Zvicër, Çelik është shprehur: “Tashmë nuk ka mbetur më mundësi përparimi në çështjet e tjera pa zhvillimin e një samiti mes Turqisë dhe BE-së. Kjo nuk është një situatë që mund të vazhdohet. Evropa duhet të vendosë një vizion në marrëdhëniet me Turqinë. Edhe Polonia ka kërkesa të tilla. Ajo që kërkohet këtu është shfaqja e mekanizmit vendimmarrës fleksibël të BE-së i cili i jep rëndësi pozicioneve të veçanta të vendeve. Pra kur vendimi jepet nga Brukseli kjo nuk funksionon. Ku e kemi vërejtur së fundmi këtë? Se nuk është zbatuar asnjë vendim i marrë në çështjen e strehimit vullnetar, por edhe në politikën e migracionit”.
Ministri Çelik ka nënvizuar se krahas kësaj BE-ja që prej një kohe të gjatë nuk ka një politikë për Turqinë.
Në lidhje me pritshmëritë për samitin që duhet të mbahet Turqi-BE ai u shpreh se “Në gjysmën e parë të vitit duhet të zhvillohet ky samit. Dhe e dyta pas kësaj çështjet nuk do të mbesin në teori, dhe të nxirren në pah përparimet konkrete të çështjeve./ AA