Çmimet e larta të ushqimeve vonojnë përmirësimin e perspektivës së inflacionit, deklaroi guvernatori i Bankës Qendrore, Erdem Basci.
Megjithatë, çmimet në rënie të mallrave pritet të kufizojnë rreziqet e inflacionit, tha Basci, duke shtuar se pritshmëritë e inflacionit, sjellja e çmimive dhe faktorë të tjerë që ndikojnë në inflacion do të monitorohen nga afër dhe qëndrimi i rreptë i politikës monetare do të vazhdojë të aplikohet derisa të ketë një përmirësim të dukshëm në perspektivën e inflacionit.
Qëndrimi i ashpër i politikës monetare dhe masat makro po mbajnë rritjen e normave të kredisë në nivele të arsyeshme, sipas guvernatorit të Bankës i cili gjithashtu tha se masat e kujdesshme makro që u vendosën në fillim të vitit dhe një politikë e ashpër monetare kanë filluar të kenë ndikim të favorshëm mbi trendin e inflacionit bazë.
Në shtator, inflacioni vjetor i çmimeve të konsumit ra me 0.68 pikë përqindjeje, në 8.86%. Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike u rritën 0.31% nga muaji në muaj, duke e çuar normën vjetore të inflacionit në 13.95%.
Çmimet e ushqimeve të papërpunuara ranë 0.22% m / m, por çmimet e ushqimeve të përpunuara u rritën 0.77% m / m në shtator.
Objektivi i inflacionit të CPI (indeksi i cmimit të konsumatorit) për vitin 2014 është 5%, por qeveria tha në fillim të këtij muaji se ajo priste që inflacioni vjetor të jetë 9.4% në fund të vitit, dhe 6.3% vitin e ardhshëm.