Ka përfunduar 98 për qind e punës për ndërtimin e stadiumit të qytetit Koxhaeli (Kocaeli). Stadiumi do të ketë një kapacitet prej 33 mijë vendesh, ndërsa veçoria më interesante e tij është pamja që ngjason me një ëmbëlsirë (pişmaniye).
Stadiumi, ndërtimi i të cilit është duke u vazhduar mbi një hapësirë prej 89 mijë metra katrorë, pritet të jetë dhe simboli i këtij qyteti, pasi me pamjen e tij të jashtme do të ngjasojë me ëmbëlsirën karakteristike të tij, Pişmaniye-n.
Drejtori i Zyrës së Rinisë dhe Sportit për këtë qytet, Muzaffer Çintimar, përmes një deklarate për mediat ka dhënë informacione për stadiumin dhe punimet për ndërtimin e tij.
Duke vënë në dukje se ndodhen në kthesën e fundit të ndërtimit të stadiumit, Çintimar në vijim të fjalës së tij ka shtuar, se në fund të këtij muaji stadiumi do të jetë gati për ndeshjet e futbollit dhe se vendosja e stolave po shkon drejt përfundimit.
“Në fund të muajit maj, stadiumi në Kocaeli, do të jetë gati dhe në të do të mund të luhet futboll. Momentalisht 98 për qind e punimeve kanë përfunduar. Janë ndërtuar të gjitha rrugët lidhëse. Është përfunduar ndërtimi i rrethinave dhe hapësriave të gjelbërimit, ndërsa vazhdon asfaltimi i rrugëve për rreth”, ka thënë ai.
Ndërsa duke vënë në dukje se janë në përfundim të rrugëve përpara stadiumit, Çintimar ka shtuar: “Jemi kandidatë për Euro 2024-ën. Jemi në garë me Gjermaninë, por unë mendoj se ne jemi një kandidat më i fortë. Stadiumi jonë do të jetë një nga shumë stadiume të tjera me standardet e FIFA-s për zhvillimin e evenimenteve të ngjashme. Nëse marrim organizimin e Euro 2024-ës, qyteti jonë do të jetë pjesë e ndeshjeve të këtij kampionati.”
Ndërsa duke vënë në dukje se ai do të jetë një stadium i “gjallë”, Çintimar shtoi se krahas ndeshjeve të futbollit ky stadium do të dalë në pah me organizimet dhe aktivitetet sociale dhe do të jetë shtysë për zhvillimin e qytetit.
/ Anadolu Agency (AA).