Borxhet e kreditit të Turqisë të cilat llogariteshin në 3 miliard lira turke në 2013, janë rritur në miliardë 6 miliard në 2014,’ vë në dukje Kryetari i Shoqatës së Kompanive të Menaxhimit të Aseteve, Hilmi Güvenal. Afro 1.5 milion debitorë janë transferuar në firmat e shoqatës së tij. Duke shprehur se bankat i shesin borxhet për kompanitë e menaxhimit të aktiveve, të cilat ato nuk kanë qënë të afta ti mbledhin nga debitorët, Güvenal detajoi ‘Ka 10 kompani që ofrojne këtë shërbim. Bankat, të cilat nuk kanë qënë në gjendje të mbledhin kreditë dhe kartat e kreditit Brenda 18 deri 24 muajve, ia shesin atë kompanive të menaxhimit të aktiveve.’
Duke deklaruar se kreditë dhe borxhet e kartave të kreditit të mbledhura nga firmat janë rritur 4 deri në 5 për qind nga 2013, Güvenal shtoi ‘bankat transferojnë edhe borxhin e kredisë së korporatave, në qoftë se nuk kanë arritur ta mbledhin në tre vjet.’ Duke nënvizuar se ata po punojnë brenda kuadrit ligjor, Güvenal kujtoi se qeveria bëri një rregullim ligjor në 2003 i cili i lejon bankat të transferojnë borxhet e kreditit në një tjetër kompani.