Shoqata e Hotelierëve dhe Operatorëve Turistikë të Mesdheut (AKTOB) ka publikuar një raport të fundit ku bëhet e ditur se numri i turistëve që kanë ardhur në Antalja gjatë muajit shkurt është rritur 50%.
Numri i turistëve që në shkurtin e vitit të kaluar ishte 102 mijë, këtë vit në të njëjtën periudhë, është rritur në 152 mijë.
Duke u rritur 50% edhe numri i turistëve që kanë ardhur në këtë qytet turistik në dy muajt e parë të viti, nga 192 mijë ka arritur në 292 mijë.
Në periudhën e parë dymujore më shumë turistë në Antalja kanë ardhur nga Suedia dhe Norvegjia.
Në numrin e vizitorëve pati 80% rritje të turistëve të ardhur nga Federata e Rusisë, 53% nga Gjermania, 28% nga Anglia.
*TRT Turkey