Turqi, eksportet rriten me 14.2% në nëntor, duke arritur 13.6 miliardë dollarë

01/12/2017 11:29 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Eksportet turke panë një rritje të shpejtë prej 14.2% në nëntor, duke arritur 13.63 miliardë dollarë – tha Turkish Exporters Assembly (TIM) të premten.
Sipas shifrave të TIM, nga janari në nëntor, eksportet arritën 142.7 mld dollarë, duke shënuar një rritje prej 10.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat), thotë se gjatë tetorit eksportet arritën në 13.9 mld dollarë.
Nëse i shohim shifrat në sasi, eksportet u rritën me 6.5% në nëntor në 9.7 milionë tonë, ndërsa gjatë periudhës janar-nëntor u rritën me 11.3%, duke arritur në 105.4 milionë tonë.

Shifrat e TIM tregojnë se në 12 muajt e fundit, eksportet u rritën rreth 10.5% duke arritur 155.4 miliardë dollarë. Programi Ekonomik Afatmesëm, në fund të vitit synon të arrijë objektivin prej 156.5 miliardë dollarë.
Sipas TurkStat, eksportet e Turqisë ishin 157.6 mld dollarë në vitin 2014; 143.8 mld dollarë në 2015 dhe 142.5 mld dollarë vitin e kaluar.

Burimi: Daily Sabah

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz