Turqi, eksporti i makinerive shënon rritje gjatë janarit

14/02/2019 9:38 AM 0 komente

Totali i eksporteve të Turqisë në industrinë e makinerisë, gjatë janarit të këtij viti është mbi 1.3 miliard dollarë, bëri të ditur asociacioni turk i eksporteve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Eksporti i sektorit të makinerisë ka shënuar një rritje me 12 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tha Asociacioni i Eksportuesve nga Turqia (MAIB) në një komunikatë.

Gjermania, SHBA-të, Britania e Madhe, Italia dhe Franca, ishin destinacionet kryesore të makinerisë turke.

Kreu i MAIB-it, Kutlu Karavelioğlu, tha se shifrat e janarit i japin një mbështetje të fortë objektivit që në vitin 2019, eksporti i makinerisë të arrijë vlerën prej 20 miliardë dollarë.

“Industria turke e makinerisë është një sektor i pranuar në tregjet e vendeve të zhvilluara që kanë strukturat e teknologjisë së lartë”, tha ai, për të shtuar se qëllimi i tyre është rritja e diversitetit të tregut të makinave turke.

MAIB bën të ditur se eksportet e saj në vitin 2018 ishin 17.1 miliardë dollarë.

Enti Shtetëror për Statistika thotë se totali i eksporteve të Turqisë në vitin 2018 ka qenë 168.02 miliardë dollarë.

/ AA Agency

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of