Instituti i Statistikave të Turqisë (TurkStat) publikoi të dhënat e indeksit të besimit të konsumatorit për muajin prill 2019. Indeksi është llogaritur sipas rezultateve të anketës së trendit të konsumatorit, e cila është realizuar nga TurkStat në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë (TCMB).
Sipas këtyre të dhënave, në muajin prill indeksi i besimit të konsumatorit në Turqi ka shënuar një rritje me 6,9% në krahasim me muajin e kaluar dhe ka kapur vlerën 63,5 pikë përqindjeje nga 59,4 pikë përqindjeje që ka qenë në muajin mars.
Kurse indeksi i parashikimeve për situatën ekonomike familjare për të njëjtën periudhë (prill 2019) është rritur me 5,1% në 82,2 pikë përqindje.
Rritje ka shënuar në prill edhe parashikimi lidhur me situatën e përgjithshme ekonomike, duke arritur në 82,4 pikë përqindje, ose 4,8% më shumë se sa muajin e kaluar (78,6 pikë përqindje).
Ndërsa indeksi i mundësisë së kursimeve në muajin prill është rritur me 18,3% duke u ngritur në nivelin e 26 pikë përqindjeje nga 22 që ka qenë në mars.
/ TRT TURKEY