Monedha e Turqisë, Lira, vazhdon të shënojë rënie dhe kjo nuk duhet se do të ketë një fund të mirë. Zhvlerësimi i monedhës po krijon një efekt tjetër anësor e që është rritja e inflacionit. Lira ra 1.5% kundrejt dollarit. Ndërsa gjatë vitit 2016 rënia u llogarit në 17%, duke e renditur ndër monedhat me performancën më negative pas asaj argjentinase, Peso.
Grushti i shtetit i dështuar i verës së kaluar, sfidat e sigurisë brenda qyteteve në krahinat jugore së bashku me krizën siriane kanë luajtur rol të rëndësishëm për këtë performancë të dobët të monedhës dhe ekonomisë.
Prodhimi i Brendshëm Bruto nga 4.5% që u rrit në 6-mujorin e parë u ul në 1.8%. Sipas ekspertëve, nëse Turqia nuk do që të shmangë prirjet inflacioniste, atëherë ekonomia do të përkeqësohet në mënyrë të konsiderueshme.