Turqia ka kaluar në teknologjinë e avanacuar 4.5G duke lehtësuar kështu kalimin më pas në 5G. Kjo i ka kursyer ekonomisë rreth 10 miliardë dollarë.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Turkcell, Kaan Terzioglu, tha se Turqia ka tejkaluar operatorët e njohur të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për sa i përket ofrimit të internetit më të shpejtë për konsumatorët.
Kompania tha se kontrolluesi i shpejtësisë “Ookla”, ka publikuar të dhënat se lidhja 4.5G e ofruar nga Turkcelli është më e shpejtë se ajo e ofruar nga operatorët mobil në Gjermani, SHBA, Francë, Britani, Spanjë dhe Itali.
Shpejtësia mesatare të cilën Turkcell e ofron për përdoruesit e saj është 53.4 Mbps, ndërsa shpejtësia e uploadit shkon në 18.6 Mbps.
Turkcell tha se ka 26 milionë përdorues të 4.5G të cilët shfrytëzojnë rreth 602 milionë Gigabajt të dhëna, që është një shifër rekord./ AA