Numri i kompanive të reja të hapura në Turqi, në muajin mars, ishte 10% më i lartë nga muaji paraardhës. Unioni i Odave të Turqisë për Shkëmbim të Mallrave (TOBB) raportoi se në total, numri i kompanive të reja ishte 6,075. Ndërsa për periudhën janar – mars, ky numër u rrit me 13.6% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Investitorët ose partnerët e huaj regjistruan 439 ndërmarrje të reja, nga këto 181 ishin nga shtetas sirianë.
Muajin e kaluar, 667 kompani mbyllën biznesin e tyre ose 5.79% më pak se në mars të vitit të kaluar. /Anadolu Agency