Teksa Evropa rimëkëmbet nga ndikimi i krizës ekonomike të vitit 2008, po kështu po e ‘rimerr veten’ edhe Turqia. Rimëkëmbja është e dukshme në shumë aspekte, duke përfshirë rritjen e eksporteve dhe rritjen në tregun e aksioneve në nivelet e para krizës. Një tjetër tregues i madh i fuqisë së rritjes së prodhimit të ekonomisë turke është përshpejtimi i fluksit të investimeve të huaja direkte (FDI). Në kontrast me fondet e huaja që shkojnë për obligacione afatshkurtra dhe investime të tregut të aksioneve, investitorët e huaj injektojnë paratë drejtpërdrejtë në prodhim dhe shërbime, duke ndikuar pozitivisht në ekonominë e vendit pritës përmes ndërtimit të fabrikave dhe krijimit të vendeve të reja të punës.
Kështu, FDI është forma më e dëshirueshme e investimeve dhe ka qenë në rritje në Turqi këtë vit. Statistikat tregojnë për një prirje që mund të arrijë nivelin e para krizës prej 20 miliard dollarësh.
Në vitin 2006 dhe 2007, Turqia ka tërhequr 20.1miliard dollarë dhe 22 miliard dollar investime të huaja përkatësisht para se të bjerë në 19.7 miliard dollarë në vitin 2008 me shpërthimin e krizës globale. Ndikimi i vërtetë është ndjerë vitin pasues, kur FDI ra ndjeshëm në 8.6 miliard dollarë. Shifra u rrit në 9 miliard dollar në 2010 dhe më pas u rrit në 16 miliard dollar në 2011. Megjithatë kjo lëvizje positive nuk zgjati: FDI ra në 13.2 miliard dollar në 2012 dhe 12.7 miliard dollar në 2013.