Eksportet e industrise se mbrojtjes së Turqisë për katër muajt e parë të këtij viti janë vlerësuar në 461 milion dollarë, një rritje prej 1.36 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas shifrave nga Asambleja e Eksportuesve Turq (TIM).
SHBA ishte blerësi më i madh i pajisjeve të mbrojtjes turke me 40 për qind të totalit të eksporteve të mbrojtjes të vendit, me një vlerë të përgjithshme prej 182 milion dollarë. Tregjet e tjera të mëdha ishin Malajzia me 54 milion dollarë dhe Spanja, e cila shpenzoi rreth 33.5 milion dollarë
Artikujt kryesorë të eksportit ishin pjesët e avionëve dhe helikopterëve, motorrat, automjete të blinduara toke, anije me shpejtësi të lartë, raketa, platformat e nisjes, armët e lehta dhe sistemet elektronike, përfshirë transmetues, simulatorë, sensorë dhe programe kompjuterike.
Produktet e industrisë së mbrojtjes përbëjnë vetëm 1 për qind të totalit të eksporteve, të cilat janë vlerësuar në 49 miliardë dollarë në katër muajt e parë të 2014
Eksportet e Turqisë në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit të kombinuara arritën 1.6 miliard dollarë në vitin 2014, duke u rritur nga 1.4 miliardë dollarë që shënonin në 2013.
hurriyetdailyneës