Shitjet e banesave anembanë Turqisë u rritën mbi 32.4 për qind në muajin mars, referoi Instituti Turk i Statistikave (TÜİK), më 24 prill.
Shitjet e banesave në Turqi u rritën në shkallë vendi në mars pas rritjes prej 15 për qind në shkurt dhe rënies prej 1.7 për qind në janar, sipas tij.
Në mars, 116,030 shtëpi ndryshuan duar në të gjithë vendin. Nga ato, 1,610 i janë shitur të huajve, duke u rritur nga 1,362 që u shitën në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, përfshirë edhe 548 shtëpi në Stamboll, 451 në jugtë provincës së Antalias dhe 119 shtëpi në krahinën veriperëndimore të Yalova.
Provincat me nr më të vogël të shitjes së banesave ishin Sirnak me 35 shitjet, Ardahan me 20 shitje dhe Hakari me 15 banesa të shitura.
Stambolli ruajtui vendin e tij kryesues me pothuajse 18.9 për qind të të gjitha shitjeve. Kryeqyteti Ankaraja dhe krahins perëndimore e Izmirit pasuan me 12.2 dhe 5.9 për qind aksione , respektivisht.
Kreditë hipotekore për shitje në mars u rritën në 45,315, një rritje prej 85.2 për qind në krahasim me 24,465 për të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Në tre muajt e parë të vitit, 297,218 u shitën banesa raporton Hurriyet Daily