Turqi, Stambolli do të ketë një urë të re ekologjike për këmbësorët që lidh dy parqe

19/05/2017 9:04 AM 0 komente

Deri në fund të muajit qershor pritet të përfundojë “Ura Ekologjike për Këmbësorë” në Stamboll, e cila do të lidh Parkun Gezi në lagjen Taksim me Parkun Maçka në Harbije dhe e cila do të kalojë mbi bulevard.

Sipas një njoftimi nga Kryebashkia e Stambollit, përmes urës për këmbësorë do të mundësohet një tërësi ekologjike, kurse në aspektin hapësinor, do të lidhen pjesët e dy parqeve.

Edhe Sheshi Taksim do të lidhet me rajonin Harbije përmes Parkut Gezi.

Ura Ekologjike për Këmbësorë në Parkun Gezi do të jetë e gjatë 32 metra dhe e gjerë 9,6 metra mbi bulevardin Asker Ocağı. Ura do të ketë shumëllojshmëri bimësh dhe do të jetë e shtruar me bar.

Projektin e Urës Ekologjike për Këmbësorë e ka realizuar Drejtoria Turke e Projekteve Infrastrukturore, kurse për ndërtimin e saj kujdeset Drejtoria e Çështjeve Ndërtimore. / Anadolu Agency (AA).

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz