Turqi, tempulli më i vjetër në botë hapet për publikun

12/03/2019 5:11 PM 0 komente

Presidenti Erdogan përuron gërmimet e Göbekli Tepe. Tempulli i cili ndodhet në juglindje të vendit, daton në periudhën e Neolitit para-qeramik (9600 – 8200 para Krishtit). I zbuluar në vitin 1963, është vendi më i vjetër i kultit që njihet deri më tani. Vitin e kaluar, Göbekli Tepe është shpallur Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

 

Në vitin 1963, kur gjatë gërmimeve të tyre arkeologët turq dhe gjermanë po ndeshnin struktura rrethore, ata kuptuan se ishin përpara një zbulimi të rëndësishëm, por nuk e dinin se kishin shkuar edhe shumë mijëvjeçarë të tjerë pas në kohë. Göbekli Tepe, në juglindje të Turqisë, jo shumë larg qytetit të Urfa, daton 12 mijë vjet më parë (në vitet 9600 – 8200 para lindjes së Krishtit), shumë më i vjetër se Stonehenge dhe Piramidat, dhe për vazhdimësinë e strukturave rrethore koncentrike është, atë që arkeologët e quajnë, një tempull.

Gërmimet tregojnë se struktura nuk është përdorur asnjëherë për qëllime banimi, por si një vend adhurimi ku zhvilloheshin rituale fetare – kjo gjë është konfirmuar edhe nga gjetjet e mëpasshme.

Nuk bëhej fjalë për një Stonehenge, por për të paktën 20 struktura, ku çdonjëra prej tyre ka dy shtylla monumentale në qendër. Gërmimet turko-gjermane kanë zbuluar praninë e obeliskëve në formë T, mes 3 – 6 metra të lartë, me peshë rreth 40 – 60 tonë, ndërtimi i të cilave mbetet një mister i pazgjidhur.

Arkeologët mendojnë se forma T i referohet njeriut. Zbulimet kanë nxjerrë në dritë objekte antike 12000-vjeçare, përveçse skulptura në shkëmb dhe gdhendje që tregojnë kafshë, simbole abstrakte dhe piktura në shpellë. Ky është një vend fetar i ndërtuar para shpikjes së rrotës, së lindjes së shkrimit, përpunimit të qeramikës, i cili sot bëhet një muze në qiell të hapur.

Gjatë ceremonisë përuruese, presidenti Recep Tayyip Erdogan, shprehu dëshirën që ky sit arkeologji të rrisë numrin e turistëve. Pasi u shpall Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s vitin e kaluar, 2019 është shpallur “viti i Göbekli Tepe” në Turqi.

Ky është një thesar të cilin Turqia duhet ta ruajë dhe mbrojë, duke marrë parasysh që një ndër misteret më të mëdha të këtij siti arkeologjik është fakti që dikush ka dashur ta mbrojë. Mijëra vite më parë, këta burra misteriozë vendosën të mbushnin hapësirat boshe për t’i varrosur nën një masë të madhe toke. Kur dolën në dritë obeliskët, arkeologët nuk kanë reshtur së pyetur se si njerëzit e periudhës së neolitit i kanë transportuar këto blloqe të mëdha materialesh në vendin e tempullit.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of