Erzurumi, një nga qendrat më të mira në botë të turizmit dimërorë dhe që në vitin 2016 u vizitua nga 148 mijë turistë, në vitin 2017-të u vizitua nga 407 mijë turistë.
Krahas aktiviteteve të shëtitjeve që zhvillohen përgjatë gjithë vitit, hedhja me parashutë, kampet dhe aktiviteteve të tjera të ndryshme, Erzurumi tërheq edhe më shumë turistë veçanërisht gjatë muajve të dimrit.
Duke filluar me Palandokenin, si një nga qendrat më të preferuara të turizmit, Erzurumi mirëpret çdo vit qindra turistë vendas dhe të huaj.
Veçanërisht gjatë sezonit të dimrit, turistët që vijnë të bëjnë ski në pistat e Malit Palandoken, me një kapacitet hotelesh prej 2,500 shtretër, edhe argëtohen pa masë por edhe kontribuojnë në ekonominë e qytetit.
Krahas guidave brenda dhe jashtë vendit me vendmbërritje këtë atraksion dimëror ky vend preferohet edhe nga familjet që vijnë për të bërë ski në këtë qendër të kërkuar.
Erzurumi këtë vit parashikon të mirëpresë rreth 600 mijë turistë.
Në Palandoken sezoni nisi me vonesë për shkak të temperaturave që ishin më të larta nga normalja e stinës por megjithatë u rrit numri i turistëve si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit duke filluar nga Irani, Rusia, Gjeorgjia, Ukraina etj./ TRT TURKEY