Treni ekspres Stamboll-Sofje si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar mes Hekurudhave Shtetërore të Republikës së Turqisë (TCDD) dhe Hekurudhës Bullgare nisi udhëtimin e tij të parë.
Drejtori i shërbimeve për udhëtarët të Hekurudhave Shtetërore të Republikës së Turqisë (TCDD) në Stamboll, Veysi Alçınsu, në një deklaratë për media para nisjes së trenit tha se çdo ditë do të niset një tren një nga Stambolli dhe tjetri nga Sofja.
Ai vuri në dukje se në trenin që do të niset në këtë udhëtim do të jenë në shërbimin e udhëtarëve 2 makinistë dhe 3 faturino. “Treni ynë është i pajisur me një teknologji të lartë. Shpresojmë se do të ofrojë një udhëtim cilësor dhe të mirë. E gjithë Turqia dhe Stambolli duhet ta shijojnë patjetër shijen e këtij udhëtimi me trena cilësorë. Afati kohor i udhëtimit do të jetë afërsisht 9 orë e gjysëm”, tha Alçınsu.
Ndërsa një prej udhëtarëve 47 vjeçari Ufuk Orhan Şen tha se u informuar nga media sociale për udhëtimin e parë të trenit. “Normalisht në vendin ku do të shkoj unë nuk ka udhëtime avioni. Shpresoj që kjo të jetë në të mirë dhe të vazhdojë. Nëse projekti do të mundësojë lehtësira në lidhje me kalimet e kufirit do të jetë më i suksesshëm”, tha Şen. / AA