Një numër i madh turistësh izraelitë të cilët kishin planifikuar pushimet në Turqi për këtë verë kanë anulluar rezervimet e tyre, teksa ekspertët presin një rënie në nivele që pasuan sulmin në Mavi Marmara në vitin 2010.
Anullimet erdhën pas paralajmërimit që qeveria e Izraelit ‘emetoi’ për qytetarët e saj direct pas deklaratave të kryeministrit turk Erdogan lidhur me një operacion ushtarak kundër Gazës.
Një operator turk i agjensisë së turizmi tha se 4,000 anulimet janë bërë vetëm disa ditë pas paralajmërimit të lëshuar nga qeveria izraelite, dhe sugjeroi se pritet të anullohen edhe shumë rezervime të tjera në ditët në vijim.
‘Do të ketë anullime edhe për muajt shtator, tetor dhe nëntor. Ne mund të përjetojnë një rikthim të ngjashëm me periudhën pas sulmit të Mavi Marmara,’ tha Serdar Ünsalan, CEO i Kalanit Tours.