Turqia e para në Evropë dhe e dyta në botë për kultivimin e troftës

27/11/2018 8:27 AM 0 komente

Turqia është renditur në vendin e parë në Evropë dhe të dytin në botë për kultivimin e troftës.

Mbi 20 mijë tonë troftë që kultivohet Seydikemer të provincës Mugla, eksportohet në 82 shtete të botës, ku vendin kryesor e zënë Gjermania, Holanda, Danimarka, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia.

Në këtë provincë të Turqisë gjenden mbi 60 rezervate, vivarë dhe ferma për rritjen e kultivimin e peshkut troftë, me një kapacitet vjetor prej 20 mijë tonësh.

Mugla është qendra më e madhe e kultivimit të troftës në Turqi dhe rreth 80 për qind e prodhimit shkon në eksport, vlera e të cilit arrin deri në 1 milion dollarë.

Duke qenë se trofta kultivohet në kushte natyrore, ky lloj peshku është mjaft i pasur edhe me Omega-3 dhe s’ka asnjë mbetje të dëmshme apo toksike siç janë metalet e rënda dhe antibiotikë, gjë që e bën atë edhe më të kërkuar në tregjet botërore.

Testet laboratorike kanë vërtetuar se trofta e Muglas është më e pasur me Omega-3 sesa edhe salmoni norvegjez.

Rezervatet, vivarët dhe fermat për rritjen e kultivimin e peshkut troftë inspektohen rregullisht nga organet përkatëse.

Pavarësisht se Turqia është e para në Evropë dhe e dyta në botë për kultivimin e troftës, bizneset e kanë të vështirë t’u përgjigjen kërkesave të shumta të tregut dhe po mendojnë rrugët për zgjerimin e kapaciteteve./ TRT TURKEY

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of