Në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror, zëvendëskryeministri Mehmet Simsek u prononcua për një kanal televiziv privat turk në lidhje me rendin e ditës.
Investitorët e huaj e shikojnë Turqinë si një vend tërheqës.
Në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror, zëvendëskryeministri Mehmet Simsek u prononcua për një kanal televiziv privat turk në lidhje me rendin e ditës.
Ai vlerësoi këndvështrimin e investitorëve të huaj për Turqinë duke thënë se administruesit e parasë i konsiderojnë si mjaft joshëse pasuritë dhe asetet e Turqisë.
Sipas zv/kryeministrit Simsek, edhe pse tensionet gjeopolitike apo fërkimet e herahershme me aleatët preokupojnë disi lehtazi investitorët ndërkombëtarë, ka një lumë fondesh që derdhet në Turqi dhe investitorët e sektorit real s’janë fort të shqetësuar në lidhje me vendin e tij.
“Në Turqi, edhe vitin e kaluar u realizua investime të huaja direkte me vlerë mbi 12 miliardë dollarë. Patëm takim me CEO-t (drejtuesit) e 30-40 kompanive. Klima më duket pozitive në përgjithësi”, u shpreh zv/kryeministri përgjegjës për ekonominë.
Mehmet Simsek u ndal më tej mbi marrëdhëniet e vendit të tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke thënë se tensionet politike, që shfaqen hera-herës mes dy vendeve, kanë pasqyrime ekonomike të kufizuara.
“SHBA-ja është aleat i Turqisë në NATO prej vitesh të tëra. Ne po e kemi të vështirë që të kuptojmë politikën e saj në Siri. Duam që ato çfarë thonë dhe bëjnë të mos jenë kontradiktore”, saktësoi zv/kryeministri Simsek. / TRT TURKEY