Sipas informacioneve të përfituara nga vlerësimi i të dhënave të Institutit të Statistikave të Turqisë (TUIK), Zyrës Evropiane të Statistikave (Eurostat) dhe OECD-së, performancën prej 5,2% të rritjes ekonomike që kishte arritur në tremujorin e dytë të këtij viti, Turqia e vazhdoi edhe në çerekun e tretë (periudha korrik-shtator) duke e çuar në 11,1%, pra duke e shumëfishuar dy herë normën e rritjes.
Me këtë normë të rritjes ekonomike Turqia është renditur në vend të parë në mesin e vendeve të BE-së, G20-s dhe OECD-së për periudhën në fjalë (korrik-shtator 2017).
Vendet evropiane në tremujorin e dytë të vitit u rritën me 2,1%, kurse në çerekun e tretë të vitit u rritën me 2,5%. Turqia ka shfaqur një rritje 4 herë më të madhe se mesatarja evropiane, shkruan TRT Turkey. Në Evropë vendi që ka shënuar rritjen më të lartë në tremujorin e tretë të vitit është Rumania me 8,8%.