Me vendimin e publikuar në Fletoren Zyrtare, “Rafineria Star” në Aliaga (Aliağa) të Izmirit, është shpallur rajoni i parë industrial privat i Turqisë.
Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, në deklaratën e tij me shkrim, bëri të ditur se “Rafineria Star” është investimi më i madh i sektorit ‘reel’ i bërë në një pikë të vetme në Turqi.
Ai theksoi se përvetësojnë së tepërmi rëndësinë e investimeve në fushën e petrokimisë në drejtim të prodhimit me vlerë të shtuar të lartë dhe mundësinë e tyre të punësimit dhe bilancit të pagesave.
Me “Rafinerinë Star” do të ketë një prodhim më të madh të diezelit, karburantit të avionëve reaktivë, naftës, LPG-së dhe nënprodhimeve të tjera të naftës, të cilat janë njësi të rëndësishme të deficitit. Kështu që deficiti vjetor i tregtisë së jashtme do të reduktohet me 1,5 miliardë dollarë. Në periudhën në vijim, rrugëtimi i Turqisë për t’u bashkuar në zinxhirin e vlerave globale të ekonomisë, falë thellimit të bashkëpunimit të krijuar me aktorë globalë si Socar (kompani azerbajxhanase), do të përparojë në një nivel më të tejshëm. Qoftë e mbarë për vendin tonë” shkroi Varank.
“Rafineria Star” e hapur dje në Aliaga të Izmirit, me pjesëmarrjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe Presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev, duke u shpallur rajon industrial privat, investimet e reja, që në periudhën në vijim pritet të arrijnë në 2 miliardë dollarë, do të realizohen pa pritur, me shpejtësi dhe pa pengesa burokratike.
Të gjitha proceset dhe lejet aktuale dhe investimet e reja do të ndiqen nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë. / TRT TURKEY