Nga Bashkimi Evropian është dakorduar rreth ndihmës prej disa miliardë dollarësh për Turqinë, me qëllim që ajo të përballojë fluksin e emigrantëve të larguar prej shtëpive të tyre për shkak të konflikteve dhe luftërave.
Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, u mbajt një samit ku udhëheqës të Turqisë dhe të BE-së diskutuan rreth një pakete ndihme me vlerë 3.2 miliardë dollarë duke qënë se shumica e emigrantëve sirianë që kanë mbërritur në Evropë gjatë këtij viti kanë kaluar përmes Turqisë drejt Greqisë ose Bullgarisë.
Në konferencën e të përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Turqisë Ahmet Davutoglu dhe Presidentin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk u tha mediave se “marrëveshja jonë e përbashkët përcakton një plan të qartë për një rikthim të rregullit në kufirin tonë të përbashkët” duke referuar gjithashtu se do të “rigjallërohen” bisedimet për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.
Në fakt Turqia është shpallur se përmbush kriteret për anëtarësim në BE që në vitin 1997 dhe ka filluar zyrtarisht proçesin e anëtarësimit që në vitin 2005.