Turqia po përballet me perspektivën e kolapsit të tij të parë bankar në të paktën një dekadë teksa Bank Asya (ASYAB) po përpiqet të ruajë besimin e tregut si pasojë e presionit nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan mbi lidhjet e tij me predikuesin e internuar Fethullah Gulen.
Huadhënësi me bazë në Stamboll ka humbur 27 për qind të vlerës së saj të tregut që kur filloi tregtimi në 15 shtator pas një pezullimi pesë-javor. Asya tha dje se po kërkon 225 milionë lira (102.000.000 milion dollarë) capital të ri nga aksionarët pas humbjes së depozitave dhe pasi kontratat e qeverisë ‘shterrën’ financat e saj.
Banka Asya është ‘mbërthyer’ në një betejë politike pasi Erdogan akuzoi Gylen për nxitjen e një hetimi korruptiv ndaj anëtarëve të qeverisë së tij në dhjetor.
Gjakmarrja është përhapur në biznes, ku kompanitë që kanë lidhje lidhje me Gulen sikundër është Asya dhe kompanita minerare Koza Altin Isletmeleri AS (KOZAL) thonë se ata kanë qenë subjekt i veprimeve negative rregullatore dhe raporteve të lajmeve.