Importi i frutave dhe perimeve në Rusi rezultoi më i ulët vitin e kaluar se në vitin 2013. Përgjithësisht, u importuan 8 milionë ton, 6% nën nivelin e 2013, kur u importuan rreth 8.5 milionë ton. Kjo nënkputon se importi iu rikthyr një niveli të krahasueshëm me 2012, kur u importuan gjithashtu reth 8 milion ton, si dhe, tregon hulumtimi për fruta dhe perime.
Vendi që ka përfituar më shumë nga bojkoti, është Turqia. Nga ky vend, në periudhën gusht-dhjetor, u importuan në Rusi rreth 140,000 ton, ose 25% më shumë.
Sipas të dhënave doganore ruse, gjatë gjithë 2014, mbi 1.38 milion ton fruta të freskëta dhe perime u importuan nga Turqia. Statistikat e eksportit turk tregojnë një shifër praktikisht identike për eksportin turk në Rusi, përkatësisht 1.33 milion ton.
Vendet e tjera që përfituan nga bojkoti janë Kina (10%), Bjellorusia (35%), Serbia (36%), Argjentina (68%), Ukraina (38%), dhe (IRJ) Maqedonia (228%).