Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, propozoi shqyrtimin e alternativës për tregti me valuta vendase, duke thënë se varësia ndaj dollarit amerikan ka filluar të bëhet pengesë, raporton Anadolu Agency (AA).
“Varësia e tregtisë ndërkombëtare ndaj dollarit amerikan ka filluar të bëhet pengesë përballë nesh. Andaj, ne propozojmë të fokusohemi mbi alternativën e bërjes tregti me valutat tona”, tha Erdoğan në Samitin e 6-të të Këshillit Turkik në Kirgistan.
“Disa vende përpiqen t’i nxjerrin në plan të parë kërcënimet, shtypjet dhe shantazhin, në vend të diplomacisë, dialogut dhe multilateralizmit në zgjidhjen e çështjeve ndërkombëtare. Si pasojë e metodave si kufizimet tregtare, tarifat doganore dhe sanksionet, marrëveshjet që janë vepër e shumë viteve mund të bëhen të pakuptimta për një çast”, tha presidenti turk.
Erdoğan theksoi se Turqia do të vazhdojë të mbrojë dialogun, diplomacinë dhe drejtësinë në solidaritet me komunitetin ndërkombëtar.