Shoqata e Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR) ka deklaruar se fluturimet charter janë 100% të mbushura dhe se biletat kanë mbaruar me shpejtësi.
Në një deklaratë, ATOR ka theksuar se kërkesat për të vizituar Turqinë pas heqjes së ndalimit të fluturimeve charter janë shumë të larta.
Në deklaratën në të cilën thuhet se në disa rajone janë vendosur fluturime shtesë për të përballuar fluksin.
Operatorë të ndryshëm janë shprehur se nga turistët nuk janë marrë ankesa për kushtet.
Turistët rusë parapëlqejnë më shumë paketat e sistemeve “gjithëpërfshirëse” të hoteleve me 5 yje, thuhet në deklaratë dhe më pas theksohet se 20% e kuotave të tetorit janë shitur.
Qeveria ruse, më 28 gusht, pas krizës së avionit me Turqinë, vendosi pezullimin e ndalimit të fluturimeve të llojit charter drejt Turqisë.