Eksportet e bëra nga Turqia drejt Federatës së Rusisë në tremujorin e parë të vitit janë rritur me rreth 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe kanë kapur shifrën e 866 milionë e 551 mijë e 222 dollarëve.
Sipas një raporti të përgatitur në bazë të të dhënave të Shoqatës së Eksportuesve të Rajonit Lindor të Detit të Zi (DKİB) në çerekun e parë të këtij viti 27 sektorë të ndryshëm i kanë shitur Rusisë 621 mijë e 744 tonë prodhime.
Kurse në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar eksportet turke në Rusi kapën vlerën e 826 milionë e 935 mijë e 504 dollarëve.
Kështu eksportet në këtë vend janë rritur me 5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vendin e parë në zërat e eksporteve turke drejt tregut rus e zunë prodhimet e frutave dhe perimeve të freskëta, me një volum total 147 milionë e 28 mijë e 391 dollarë.
Pastaj vijnë mjetet e transportit dhe pjesët e ndërrimit me 125 milionë e 287 mijë e 221 dollarë, lëndët kimike dhe nënproduktet e tyre me 93 milionë e 691 mijë e 527 dollarë.
/ TRT Turkey