Uber e SHBA, do të hapë një qendër logjistike në Bullgari.
Kjo është deklaruar nga ministri i Ekonomisë, Bozhidar Lukarski, në një intervistë për radion Darik.
Lukarski zbuloi se projekti është certifikuar nga Agjencia InvestBulgaria.
Sipas tij, kufizimi i operacionit Uber në Bullgari nuk e pengon kompaninë të zhvillojë shërbime logjistike në vendin i cili është i njohur si një destinacion shumë popullor nënkontraktor.
Uber hyri në Bullgari në vitin 2014, por vitin e kaluar, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës (KZK) e akuzoi për konkurrencë të padrejtë duke e privuar nga e drejta për të vepruar në vend.
Lukarski shtoi se që nga fillimi i vitit, Agjencia InvestBulgaria ka certifikuar pesë projekte në vlerën 100 milionë BGN.
Miratimi i 22 projekteve të tjera me vlerë 471,5 milionë BGN është në plan për të ardhmen. Projektet kanë të bëjnë me sektorët e prodhimit, ndërtimit të makinave dhe të teknologjisë së lartë.