Udhëheqësit e Bashkimit Evropian paraqitën një front të vendosur për t’iu rezistuar kërcënimeve të Presidentit të SHBA, Donald Trump për të penalizuar bizneset e BE dhe për të kapur marrëveshjen bërthamore të Iranit.
Në një darkë në kryeqytetin bullgar , 28 liderët e bllokut u bashkuan përballë asaj që presidenti i BE, Donald Tusk, e quajti “kapriço këmbëngulëse” e administratës së Trump.
Për tregtinë, të gjithë ranë dakord për të mbështetur këmbënguljen e Komisionit Europian që ajo nuk do të negociojë nëse SHBA nuk i jep një përjashtim të përhershëm nga tarifat për çelikun dhe aluminin, sipas një zyrtari të BE të pranishëm.
Tusk u tha krerëve se BE-ja do të vazhdojë të luftojë për sistemin ndërkombëtar të rregullave, pavarësisht vendimeve të fundit të SHBA mbi ndryshimet klimatike, tarifat dhe mbi Iranin, raporton Bloomberg.
Tensionet transatlantike dolën si çështje kryesore diskutimi pasi presidenti i SHBA njoftoi javën e shkuar që do të dalë nga marrëveshja bërthamore e Iranit, të cilën nënshkruesit e mbetur – Rusia, Kina, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, së bashku me BE – thonë të gjithë se po funksionon.
“Evropa duhet të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të mbrojtur, pavarësisht nga gjendja e sotme, lidhjen transatlantike”, tha Tusk për gazetarët të mërkurën në Sofje. “Por në të njëjtën kohë duhet të jemi të përgatitur për skenarë ku do të duhet të veprojmë vetë.”