Para disa ditësh nisi Kampionati Botëror i Futbollit Rusi 2018, i cili zhvillohet në 12 stadiume të ndryshme të vendit.
Nëse Moska dhe Shën Petërburgu janë mjaft të njohura, qytetet e tjera janë më pak të tilla dhe mund të zgjojnë disi kuriozitet.
Ndoshta duke lexuar për to mund t’ju shtyjë t’i planifikoni një udhëtim në të ardhmen, që shkon përtej portave të stadiumeve….
Moskë
Me më shumë se 12 milionë banorë, Moska është kryeqyteti i Rusisë, qyteti i parë në Europë me më shumë banorë dhe i 11-t në botë. Ndeshjet do të luhen në dy stadiume të ndryshme. Përveç ndeshjes hapëse të Botërorit, këtu do të luhet edhe një gjysmëfinale si dhe ndeshja finale e Kampionatit Botëror.
Shën Peterburg
Kryeqytetit i carëve të Rusisë ka një qendër me bukuri të madhe, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Në këtë qytet do të zhvillohen shtatë ndeshje të këtij kompeticioni.
Ekateringburg
Ekateringburg, me thuajse 1 milion e gjysmë banorë është qyteti i katërt më i madh në Rusi. Është i famshëm, pasi është vendi, kur gjatë natës mes 16 – 17 korrikut 1918, revolucionarët bolshevikë vranë Carin Nikolla II, perandori i fundit i Rusisë së bashku me familjen e tij.
Sochi
Sochi i cili ndodhet në jug të Rusisë, dhe laget nga ujërat e Detit të Zi, është i famshëm pasi në vitin 2014 aty u zhvilluan Lojërat Olimpike Dimërore XXII. Ka rreth 400 mijë banorë dhe njihet si “Riviera e Rusisë” për shkak të klimës së tij.
Kazan
Është kryeqyteti i Republikës së Tatarstan. Me më shumë se tre mijë vjet histori, është një nga qytetet më antike në Rusi. Por në Kazan janë ndërtuar edhe lagje moderne me popullsi kryesisht të re, pasi aty ndodhen më shumë se 30 universitete.
Kaliningrad
Kalingradi, i cili ndodhet midis Polonisë dhe Lituanisë është themeluar në vitin 1231 nga Urdhri i Kalorësve Teutonik dhe është vendlindja e filozofit Emanuel Kant. U pushtua nga Ushtria e Kuqe në fund të Liftës së Dytë Botërore: që prej atëherë bën pjesë në Bashkimin Sovjetik dhe tani të Rusisë.
Saransk
Është kryeqyteti i Republikës Autonome Mordvini. Ndodhet rreth 630 kilometra në lindje të Moskës. Është themeluar në vitin 1641 si një fortesë për mbikëqyrjen e kufijve juglindorë të Rusisë. Gjatë regjimit sovjetik ka pasur një zhvillim të madh dhe sot është një qytet i rëndësishëm industriale.
Nizhny Novgorod
Qyteti ka origjinë shumë të lashtë; themeluar në vitin 1221, ka qenë gjithmonë një nga qytetet më të rëndësishme tregtare të Rusisë. Sot në Nizhny Novgorod zhvillohen panaire të ndryshme që tërheqin vizitorë nga e gjithë botë. Ka rreth 1 milion banorë dhe shtrihet rrëzë kodrave që rrethojnë lumin Vogla.
Rostov mbi-Don
Është qyteti më i madh në Rusinë e jugut, me më shumë se 1 milion banorë. Është themeluar në vitin 1749 dhe që prej atëherë ka qenë gjithnjë, përveçse një qytet i tregtare, edhe një qendër e rëndësishme e kulturës dhe shkencës. Njëherë e një kohë atdhe i kozakëve, sot është një qytet me shumë ngjyra, romantik dhe shumëkulturor.
Samara
Është qyteti i gjashtë më i madh në Rusi. Ndodhet në pjesën qendrore-lindore të vendit dhe ka më shumë se 1 milion banorë. Edhe pse njëherë e një kohë ky qytet ndalohej të vizitohej nga të huajt, sot është një vend shumë i zhvilluar nga pikëpamja ekonomike, industriale dhe kulturore.
Volgograd
Është një qytet me rëndësi të madhe historike. Këtu në fakt, gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur qyteti njihej si Stalingradi, armata ruse arriti të ndalë ushtrinë e Gjermanisë naziste: gjermanët u tërhoqën pas një rrethimi të gjatë, të lodhur nga i ftohti. Sot Volgogradi është një qytet i rëndësishëm në industri, por vijon të festojë të kaluarën e tij, e cila përkujtohet me statujën e “Nënës Rusi”, e lartë 85 metra dhe e dukshme nga çdo pikë e qytetit.