Janar – Majorka, lulëzimi i pemëve të bajameve
Nga fundi i janarit dhe në fillim të shkurtit, Majorka vishet në ngjyrë të bardhë dhe rozë me lulëzimin e qindra pemëve të bajameve.
Pjesa më e madhe e këtyre pemëve përqendrohet në Serra de Tramuntana dhe në zonën e Manacor.
Shkurt – Plazhi blu në Maldive
Momenti më i mirë për t’i dhuruar vetes një udhëtim në Maldive është shkurti kur shirat janë më të rralla. Ju nuk duhet ta humbni kurrsesi një vizitë natën në brigjet e ishullit Vaadhoo, i mbështjellë në një blu të shndritshme, duke e bërë detin të duket si një qiell me yje të shndritshme. Ky është një spektakël natyror, për shkak të bioluminishencës* së fitoplanktoneve.
(*në kimi, bioluminishenca është një fenomen ku organizmat e gjalla lëshojnë dritë nëpërmjet reaksioneve të veçanta kimike, gjatë të cilave energjia kimike shndërrohet në energji të ndritshme)
Mars – Hanami në Japoni
Në Japoni, në muajin mars nis Hanami, domethënë vëzhgimi tradicional dhe poetik i luleve. Në veçanti, në ditët e fundit të marsit nisin të lulëzojnë lulet e qershisë, simbol i pafajësisë dhe pastërtisë.
Prill – Lulëzimi i zymbylave në pyllin Hallerbos, Belgjikë
Sekuoja gjigante, të rrethuara nga një mbështjellë blu. Në ditët e fundit të prillit pylli i Halerbos, vetëm pak larg nga Brukseli, bëhet blu për shkak të lulëzimit të zymbylëve të egër në 522 hektarët e saj.
Maj – “Whale watching” në Quebec
Në maj, në Quebec, Kanada, nis sezoni ideal për të parë balenat dhe cetacët e shumta që popullojnë gjirin. Në veçanti në Tadoussac, balenat tërhiqen për shkak të pranisë së pasur me plankton. Për të parë balenat organizohen ture të ndryshme që i kishtojnë rëndësi respektimit të faunës.
Qershor – Foletë e flamingove në Sardenja
Që nga vitet ‘90 flamingot rozë kanë filluar të ndërtojnë foletë e tyre në Parkun Natyror Rajonal të Molentargius. Ju mund të shihni flamingot gjatë gjithë vitit në Molentargius, por momenti më emocionues është padyshim në qershor, kur ata ndërtojnë foletë e tyre
Korrik – Eklipsi i plotë i Diellit në Kili
Ndër eventet natyrore për t’u shënuar në kalendar në vitin 2019 është eklipsi i plotë i diellit që do të ndodhë më 2 korrik dhe që do të jetë i dukshëm nga Kili.
Gusht – Çelja e vezëve të breshkave në Sicili
Plazhi Conigli në Sicili, nuk është vetëm një nga zonat më të bukura të Ishullit të Lampeduzës, por edhe vendi i depozitimit të vezëve të breshkës së ujit Caretta Caretta. Çelja e vezëve që shpesh depozitohen në maj, ndodh zakonisht në gusht. Për të mbrojtur foletë dhe plazhin organizohen çdo vit në bashkëpunim me Legambiente, kampe të shumta vullnetare.
Shtator – Mes vreshtave në Francë
Një takim në Francë, në shtator, gjatë të korrave. Ky është rasti ideal për të bashkuar natyrën, kulturën dhe gastronominë duke shijuar verën në vendin dhe momentin e prodhimit.
Tetor – “Il treno del foliage” mes Italisë dhe Zvicrës
Mënyra më e mirë për t’u dashuruar me vjeshtën është të vështroni spektaklin e ngjyrave që dhurojnë gjethet e pemëve. Nëse doni të përjetoni një përvojë unike, hipni në “Treno del Foliage”, i cili lidh Italinë me Zvicrën – 52 km të zhytur në një nga peizazhet më të bukura të vjeshtës. Biletat mund t’i blini online në fund të verës 2019.
Nëntor – Migrimi i gaforreve në Australi
Në Christmas Island, mes tetorit dhe dhjetorit, ju mund të shikoni migrimin e miliona gaforreve të kuqe që braktisin “shtëpizat” e tyre, duke përshkuar ishullin për të mbërritur në brigjet oqeanike, për të depozituar aty vezët. Në vitin 2019 kushtet më të përshtatshme për ta parë këtë fenomen janë mes 22 – 24 nëntor ose 21 – 23 dhjetor.
Dhjetor – Aureolat boreale në Norvegji
Në përgjithësi dimri është momenti më i mirë për të parë spektaklin natyror të aureolave boreale. Në Norvegji, këshillohet të shkoni deri tek ishujt Svalbard, në mes të oqeanit Arktik, ku nata polare nga nëntori në shkurt karakterizohet nga mungesa e dritës së diellit.