Udhëtim në disa prej Qyteteve të Letërsisë në botë

17/04/2019 6:00 PM 0 komente

Edinburgu, Melburni, Iowa, Dublini, Norwich, Krakovi, Granada, Heidelberg, Dunedini, Rekjaviku…. Më poshtë janë disa nga Qytetet e Letërsisë sipas UNESCO-s

Qyteti i parë i Letërsisë i zgjedhur nga UNESCO është Edinburgu në vitin 2004, ndjekur nga Melburni dhe Iowa në vitin 2008 dhe më pas Praga, Granada dhe Heilderberg në vitin 2014

 

Edinburg

Edinburgu është qyteti i shkrimtarëve si Walter Scott, Robert Burns, Robert Louis Stevenson e Arthur Conan Doyle. Edingburgu është qyteti i parë që e fiton këtë vlerësim për shkak të nismave kulturore dhe traditave të qëndrueshme dhe të gjalla të leximit dhe mbi të gjitha, një qasje krijuese ndaj vlerësimit dhe përhapjes së letërsisë.

 

Melburni

Qyteti i dytë më i madh në Australi lidhet me shumë shkrimtarë të shekullit XIX si Rolf Boldrewood (Thomas Broëne) e Marcus Clarke, përveç poetëve C.J. Dennis e Dorothy Porter dhe eseisti Chris Wallace-Crabbe. Këtu organizohen disa prej festivaleve të letërsisë si Melbourne Writers’ Festival që e konfirmojnë qendër kulturore të vendit,

 

Qyteti i Iowa

Qyteti i Iowa-s e ka fituar këtë titull në vitin 2008 falë programit të “shkrimit krijues”, i pari në botë, të Universitetit të Iowa-s, “Master of Fine Arts degree program in creative writing”.
Në këtë universitet, që prej vitit 1955 janë diplomuar 25 shkrimtarë, fitues të çmimit Pulitzer, dhe ndër disa prej shkrimtarëve më të shquar amerikanë kanë jetuar këtu si Kurt Vonnegut Jr., Robert Penn Warren, Robert Loëell, Flannery O’Connor, Rita Dove, Jane Smiley, Robert Hass e John Irving.

 

Dublini

16 Qershori është dita më e njohur për letërsinë e qytetit: Bloomsday – gjatë atyre 24 orëve në të cilat përshtatet romani i famshëm i James Joyce, Uliksi. Shkrimtarët e tij janë të shumtë dhe të famshëm, ndër të cilët përmendim Oscar Wilde, Bram Stoker dhe James Joyce, të cilëve u shtojmë edhe fituesit e çmimit Nobel George Bernard Shaw, W.B. Yeats, Samuel Beckett e Seamus. Me pak fjalë, kaq mjafton për të pohuar pa dyshim se Dublini është një nga Qytetet më të bukura të Letërsisë.

 

Reikjaviku

Qyteti i vetëm në Islandë, i cili luan një rol mjaft të rëndësishëm në jetën kulturore të vendit. Ndër shkrimtarët më në zë përmendim Halldór Laxness, fitues i çmimit Nobel në vitin 1955, Thor Vilhjálmsson, Einar Már Gudmundsson e Sjón, këta të fundit jo dhe aq të dëgjuar, por janë fitues të Nordic Council’s Literature Prize. Në këtë qytet zhvillohen edhe dy festivale ndërkombëtarë të letërsisë, njëri prej të cilëve kushtuar letërsisë për fëmijë.

 

Krakov

Qyteti polak është i pasur me histori dhe kulturë. Është vendlindja e Joseph Conrad. Po ashtu këtu prehen poetët romantikë Adam Mickiewicz e Juliusz Slowacki. Disa shkrimtarë të lindur në Krakov janë fitues të çmimit Nobel, si për shembull autori i ‘Quo Vaidis’ Henryk Sienkiewicz, si dhe Wladyslaw Stanislaw Reymont, Czeslaë Milosz e Wislawa Szymborska. Qyteti ka një numër të madh bibliotekash dhe librarish dhe që prej vitit 2001, këtu zhvillohet Nata e Poezisë për të kujtuar historinë e letërsisë së kryeqytetit polak.

 

Dunedin

Dunedin ndodhet në Zelandën e Re. Dikush mund të pyesë: çfarë e bën këtë qytet të largët në Zelandën e Re të marrë një vlerësim të tillë?

Qyteti në Zelandë të Re është vendlindja e shumë shkrimtarëve dhe poetëve të shekullit XIX: Thomas Bracken (ndër të tjera, autor i himnit kombëtar të vendit); Charles Brasch (themelues i revistës letrare Landfall), poetët Janet Frame e Hone Tuwhare. Ndër të tjera, në Dunedin ndodhen disa prej shtëpive botuese të cilat i kushtojnë një vëmendje të veçantë Teatrit.

 

Heidelberg

Me këtë qytet gjerman lidhen figura të shquara të letërsisë si Goethe dhe shkrimtarë të romantizmit si Clemens Brentano, Bettina von Arnim e Friedrich Hölderlin; kohët e fundit, Heidelberg është bërë edhe një qendër e rëndësishme për përkthimin, ka një festival letrar i cili zhvillohet që prej vitit 2005 Heidelberger Literaturtage, dhe është shtëpia e 50 shtëpive botuese në Gjermani.

 

Granada

Në këtë qytet, ku poezia është madje e gdhendur në kolonat dhe muret e pallateve të Alhambra, organizohen evente të shumta për letërsinë, për të ruajtur trashëgiminë e lënë nga poeti Federico Garcia Lorca, i cili në këtë vend ka shkruar disa prej veprave më të rëndësishme (sot është edhe një çmim i rëndësishëm në poezi në kujtim të tij)

 

Pragë

Kryeqyteti i Çekisë ka krijuar në kohërat e sotme një klimë të zjarrtë kulturore prej së cilës kanë lindur autorë si Franz Kafka, Rainer Maria Rilke, Jaroslav Hašek, Václav Havel dhe Milan Kundera.
Kësaj i shtojmë edhe festivale të rëndësishme të letërsisë si Prague Microfestival dhe Komiksfest, një universitet të rëndësishëm si Chales University, i themeluar në vitin 1348 dhe një numër të madh librarish dhe bibliotekash për t’u pasur zili (42 vetëm në Pragë) për të kuptuar se Praga e meriton këtë vlerësim.

 

Kriteret për t’u bërë një Qytet i Letërsisë

Nuk është e mjaftueshme një histori prestigjioze e letërsisë, por duhen edhe promovime të aktiviteteve kulturore, një klimë e gjallë dhe nxitëse ndaj letërsisë, duke nisur nga sasia dhe larmishmëria e nismave editoriale të shtëpive botuese; organizimi i eventeve letrare, numri dhe cilësia e librarive, bibliotekave, qendrave kulturore publike dhe private; arsimi, duke nisur nga shkollat fillore tek Universiteti që të vlerësojë letërsinë kombëtare dhe të huaj, dhe një shikim drejt multikulturës, ose një përpjekje e vazhdueshme në përkthimin e veprave letrare që vijnë nga vende dhe kultura të ndryshme në botë. Një mjedis urban, që të jetojë me letërsi.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of